Emri/ I mori administratorit të një biznesi një shumë parash përmes mashtrimit, arrestohet 32-vjeçari

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar i cili akuzohet se i mori administratorit të një biznesi një shumë parash përmes mashtrimit.
Në prangat e policisë ka rënë i riu, Kristjano Perndoj banues në Lezhë.
Njoftimi i policisë:
I mori një shumë parash, me anë të mashtrimit, administratorit të një biznesi, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale që u kryen menjëherë pas kallëzimit të administratorit të një biznesi në fshatin Qukës, Librazhd, se ishte mashtruar nga një shtetas, për dhënien e një shume parash, kanë organizuar punën, dhe si rezultat kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të rastit, shtetasin K. P., 32 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas, dyshohet se më datë 02.05.2024, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, shtetasit F. Rr., 56 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, të kryer në bashkëpunim me stukturat e Policisë Lezhë, janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë), të cilat do të dërgohen për ekzaminime.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikim e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



