EMRI/ Mashtruan biznesmenin dhe i morën 6 mijë euro, Gjykata e Tiranës lë në burg 32-vjeçarin

10 Shkurt 2025, 13:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Mashtruan biznesmenin dhe i morën 6 mijë euro, Gjykata e

Gjykata e Tiranës la në masën e sigurisë “arrest në burg” Arsen Matollarin, 32 vjecarin që u arrestua dy ditë me parë nën dyshimin se në bashkëpunim me Ervis Belollarin përfituan një shumë parash nga një biznesmen përmes mashtrimit.

Përpara togave të zeza, Matollari është shprehur se nuk ka dijeni lidhur me pretendimet e prokurorisë, duke shtuar se dikush i tha të shkonte të merrte paratë.

Matollari dyshohet se përfitoi 6 mijë euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues i një institucioni vendor, duke bashkëpunuar me Belollarin, personazh i njohur në platformën Tik Tok me pseudonimin “Deluks”.

Në kuadër të operacionit për arrestimin e tij, u sekuestruan 4700 euro dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

 

Po ndodh...