
Lista Berisha/ Si shpartallohet grupi parlamentar aktual, mbeten besnikët!

Shumica e deputetëve aktualë të Partisë Demokratike rrezikojnë që të mos jenë në Kuvend pas datës 11 maj.
Kryesia dhe më pas Këshilli Kombëtar vendosën që vetëm 19 nga ligjvënësit e PD-së të kenë përsëri një ulëse në Kuvend edhe në shtator. Parimi “më besnikët në krye të listave” duket se u ndoq nga Sali Berisha për vendosjen e emrave në listën e mbyllur, ku përveç vetes, siguroi dhe Nokën, Palokën, Vokshin dhe disa prej atyre që i kanë qëndruar afër gjatë betejës së brendshme mes demokratëve. Të fituar dolën edhe disa deputetë që njihen si pjesë e “grupit Bardhi”, ku përveç drejtuesve politikë të këtij formacioni, tolerim ka dhe për Saimir Korreshin dhe Bledion Nallbatin.
Ndonëse ndër më të votuarat në primare, fati nuk ishte me Jorida Tabakun dhe Dhurata Çupin. Vendet e tyre në Tiranë i zunë aleatët, dhe tashmë të dyja do të duhet të garojnë në listë të hapur për të qenë në Kuvend pas 11 majit.
Nga deputetët aktualë, 11 nuk e gjetën fare emrin në listë. Helidon Bushati dhe Ferdinand Xhaferaj ishin tërhequr më parë, por edhe të tjerë bënë një hap pas kur Kryesia i vendosi në fund të listës së hapur. Pakënaqësinë e shprehën edhe publikisht Oriela Nebiaj dhe Ilda Dhori, të cilat nuk pranuan të ishin pjesë e listave të hapura.
Lista e mbyllur e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, përveç demokratëve, do të plotësohet me aleatë, ku Partia e Lirisë do të përfaqësohet me minimalisht katër emra, teksa Ilir Meta do të synojë të marrë mandatin e pestë në garë të hapur.
Edhe aleatët më të vegjël të Partisë Demokratike duket se morën atë që donin, pasi edhe ata do të kenë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ardhshëm.
Pjesë e listave të mbyllura do të jenë dhe disa ish-deputetë dhe ish-drejtues të Partisë Demokratike, ku në këtë mënyrë plotësohet numri 46 i atyre që kanë më shumë shpresë për të qenë në Kuvend pas 11 majit.
Diasporës do t’i merret vetëm vota, sepse mes kandidatëve demokratë mungon përfaqësimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë, ndryshe nga sa ka deklaruar Berisha. (A2 Televizion)

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128