
EMRI/ Plagosje me thikë në Dibër, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar në Peshkopi është vendosur në pranga nga policia pasi qëlloi me thikë një djalë 25-vjeçar.
Policia bën me dije se i arrestuari Jorgo Koltraka është konfliktuar në ambientet e ish-fabrikës së miellit. Gjatë konfliktit 32-vjeçari plagosi me thikë në kokë të riun.
I plagosuri ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit J.K., 32 vjeç, banues në Peshkopi.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se 32-vjeçari, në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit S.B., 25 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
-
-
EMRI/ Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari
16 Shkurt, 13:45 -
-
Formacionet zyrtare/ Laçi do vazhdimësinë, Teuta kthimin te fitorja
16 Shkurt, 13:25 -

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128