
Pak ditë para primareve, plas në PD-në e Kukësit, Sinamati sulmon Flamur Hoxhën: Ka bërë gabime që nuk i falen, primaret nuk kanë vlerë!

I ftuar në A2CNN Admir Sinamati, kreu i PD Kukës, një politikan lokal që i doli në krah Berishës në nisjen e Foltoreve të tij, ka ngritur tonet kundër deputetit Flamur Hoxha, i cili është caktuar drejtues politik i PD për qarkun e Kukësit.
Sipas udhëzimit të Këshillit Kombëtarë të drejtuar nga Berisha, drejtuesit politikë nuk do të jenë pjesë e primareve, çka ka ngritur shqetësime te baza e njerëzve që u ngritën bashkë me Berishën kundër strukturave zyrtare të PD, pasi në këto listën e drejtuesve të qarqeve janë pjesë deputetët që u bashkuan me Berishën vitin e fundit.
Kjo ka krijuar pakënaqësi në gjithë degët e PD, që e shohin pranimin e drejtuesve të gurpit të Bardhit si një tradhëti ndaj qëndrimeve me të cilat u krijua Foltorja, duke mos ua falur armiqësinë që Berisha ka kultivuar mes palëve.
Tani që Berisha arriti objektivat e tij dhe arkivoi sulmet e ashpra ndaj Bardhit dhe të tjerëve, sikurse bëri dhe ky grup me akuzat që kishte lëshuar në drejtimin e Berishës, qëndrestsrët e Rithemelimit të PD po ndihen të tradhëtuar, sepse po kuptojnë që beteja nuk ishte për demokratizimin e partisë, por për kapjen e saj nga Berisha. Sinomati gjithashtu në një status në FB, deklaron se pas udhëzimit që përcakton se drejtuesit politikë përjashtohen nga Primatet, shkruan se ato në Kukës për demokratët, nuk kanë vlerë.
Video
-
Formacionet zyrtare/ Laçi do vazhdimësinë, Teuta kthimin te fitorja
16 Shkurt, 13:25 -
-
-
Kush ishte spiunia e Papa Gjon Palit II në Bashkimin Sovjetik?
16 Shkurt, 12:55 -

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128