Emri/ Sherr në Sarandë, 31-vjeçari goditet me qytë pistolete në fytyrë. Autorët ende të paidentifikuar

5 Maj 2024, 12:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Sherr në Sarandë, 31-vjeçari goditet me qytë

Një person është goditur me qyte pistolete gjatë një sherri një natë më parë në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e qytetit afër mesnate.

Kristo Ballkoni, 31 vjec, banues në Sarandë dyshohet se është goditur me qytë pistolete në pjesën e fytyrës. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë për shkak të plagëve në fytyrë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po grumbullon pamje filmike me qëllim identifikimin e autorëve.

 

Po ndodh...