EMRI/ Shfrytëzonte një grua për prostitucion kundrejt pagesës në lokalin e saj, arrestohet tutorja! Në pranga dhe 39-vjeçarja

16 Mars 2025, 14:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Shfrytëzonte një grua për prostitucion kundrejt
Është vënë në pranga 41-vjeçarja Entela Kamberaj, e cila shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës një grua, me klientë të ndryshëm që frekuentonin lokalin që 41-vjeçarja administronte, në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë së Vlorës, në pranga është vënë dhe 39-vjeçarja me iniciale E.Ç., të cilës i është gjetur dhe sekuestruar një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe një dozë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Dy të arrestuara akuzohen për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “MIDNIGHT”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit.

Arrestohet administratorja e lokalit ku organizohej kjo veprimtari kriminale dhe një shtetase që ushtronte prostitucion kundrejt pagesës.

Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, pas një hetimi tre-mujor të zhvilluar me metoda speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua operacioni policor “MIDNIGHT”.

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetaset:

Nga hetimet rezultoi se shtetasja E. K. shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës shtetasen E. Ç., me klientë të ndryshëm që frekuentonin lokalin që 41-vjeçarja administronte, në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetases E. K., i është gjetur dhe sekuestruar një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe një dozë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Po ndodh...