
EMRI/ U arrestua 3 ditë më parë, policia gjen arsenal armësh në banesë shqiptarit në Greqi

Policia greke ka gjetur shumë mjete shpërthyese, municione luftarake dhe armë gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit shqiptar Ermal Meko nga Berati. Ky i fundit u arrestua ditën e mërkurë, teksa rezulton në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasje, grabitje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Mediat greke raportojnë se në banesën e shqiptari në Acharnes të Atikës janë gjetur më shumë se 4,400 gëzhoja, 10 mjete shpërthyese, një armë zjarri e improvizuar, 25 fishekë dhe një numër përbërësish të materialit luftarak u konfiskuan, raportojnë mediat greke.
Nga kontrollet në shtëpinë në fjalë, ndër të tjera, janë gjetur dhe konfiskuar:
Zona është fotografuar dhe eksploruar nga anëtarë të Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, ndërsa sendet e sekuestruara do të dërgohen për ekzaminim laboratorik.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër si dhe të përfshirëve të mëtejshëm, ndërkohë që po hetohet për përfshirjen e tyre të mundshme në vepra të tjera kriminale.

Berisha tregoi se është “non grata”, edhe në Gjermani
ide

Batutaxhiu Rama!

Gjunjëzimi i PD para “Kandidatit për Kryeministër”

Fondet e huaja dhe pala shqiptare
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128