
EMRI/ VIDEO/ Kush është 38-vjeçari që u kap me pistoletë në makinë

Një 38-vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Tiranë, pasi iu gjet një armë zjarri në automjet.
Fation Tulja u lokalizua në rrugën “Frang Bardhi” në kryeqytet dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës u gjet një pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. T. dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, raportuan uniformat blu.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128