EMRI/ Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës, në pranga 43-vjeçari në Tiranë

19 Mars 2024, 11:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës,

Vjedhja e kryer në një argjendari në Rrugën e Dibrës pesë ditë më parë, është zbardhur nga autoritetet.

Në pranga ka rënë autori Afrim Dulaj.

Në 14 mars, gjatë natës, ai hyri nga çatia e objektit duke hapur një vrimë dhe me anë të një shkopi tërhoqi bizhuteritë e ekspozuara në dyqan.

Dyshohet se bizhuteritë e vjedhura kishin vlerën e 1.000.000 lekëve.

Sipas hetimeve, rezulton se në 9 shkurt, 43-vjeçari ka vjedhur edhe disa celularë në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, nën kërcënimin e armës.

 

Po ndodh...