EMRI+VIDEO/ Parandalohet krimi në Lezhë, xhaxhai tenton të vrasë nipin për tokën

Parandalohet një krim në familje në Lezhë. Një 67-vjeçar është akuzuar nga policia se ka kërcënuar për çështje pronësie nipin e tij. Falë ndërhyrjes së policisë, u bë e mundur arrestimi i Pjeter Nikës.
NJOFTIMI I POLICISE
Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallzimin e një koflikti me armë zjarri mes xhaxhait dhe nipit. Policia sekuestron një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga 67-vjeçarit Pjeter Nika që kërcënoi nipin e tij, me armë zjarri, për motive pronësie. Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak. Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

