EUROPOL operacion në Shqipëri dhe Evropë: Mbi 100 arrestime dhe makina të sekuestruara

19 Nëntor 2025, 18:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

EUROPOL operacion në Shqipëri dhe Evropë: Mbi 100 arrestime dhe

EUROPOL, në bashkëpunim me FRONTEX dhe autoritetet e disa vendeve europiane, ka zhvilluar gjatë muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes dhe trafikimit të makinave, si dhe të qenieve njerëzore, duke përfshirë Shqipërinë.

Operacioni, i koduar “JAD Mobile 8”, përqendrohej kryesisht në Greqi, ku ndodheshin bazat kryesore të celulave kriminale që drejtonin trafikun e makinave dhe të emigrantëve. Gjatë 11 ditëve të aksionit u kontrolluan qindra makina dhe u zbuluan 231 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara në Greqi.

Në nivel evropian, aksioni u koordinua me pjesëmarrjen e Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Francës, Gjermanisë, Holandës, Italisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Spanjës dhe Suedisë. Po ashtu morën pjesë edhe vendet jo-anëtare të BE-së si Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Zvicra, si dhe Europoli dhe Interpoli.

Gjatë operacionit u identifikuan 462 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara, 232 më shumë se vitin e kaluar. Në Greqi, u arrestuan 84 emigrantë të paligjshëm dhe 21 trafikantë, si dhe u sekuestruan 199.56 gramë lëndë narkotike.

Kontrollet u kryen në pika kufitare si Mertzani, Kristallopigi dhe Kakavia, si dhe në zonat Atikë, Selanik, Kilkis, Ftiotidë, Traki dhe Seres, me qëllim identifikimin e automjeteve të vjedhura dhe personave të përfshirë në trafik.

 

Po ndodh...

ide