Çfarë po ndodh? "Kërcasin" prangat për pesë persona në Tiranë, ja akuzat që rëndojnë ndaj tyre

Paraditen e kësaj të hëne në prangat e policisë së kryeqytetit kanë rënë pesë persona pasi kanë konsumuar vepra të ndryshme penale si goditje ndaj efektivëve, drejtim automjeti pa patentë si dhe kanë drejtuar makinat e tyre në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin H. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- R. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
- F. Rr., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen "Ali Demi", me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
- A. Zh., 39 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja D. M., 37 vjeçe, banuese në Frutikulturë Kamëz, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




