
VIDEO/ Të rinjtë nga Lezha protestë para Kushtetueses kundër marrëveshjes Rama-Meloni

Një grup të rinjsh nga Lezha kanë protestuar edhe këtë të hënë para Gjykatës Kushtetuese, ku po zhvillohet seanca për shqyrtimin e padisë së deputetëve demokratë kundër marrëveshjes Rama-Meloni për strehimin në vendin tonë të refugjatëve nga vendet e Afrikës që kapen ilegalisht në brigjet italiane.
Protestuesit shprehen kundër ngritjes së dy kampeve për refugjatët në Shëngjin dhe Gjadër, ashtu siç edhe e përcaktonte marrëveshja e nënshkruar në Romë nëntorin e vitit të shkuar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Georgia Meloni.
Teksa mbajnë një banderolë me mbishkrimin “Popull / Kamp refugjatësh” dhe bërtasin “Stop kësaj marrëveshje, stop propagandës”. Të rinjtë kërkojnë njëzëri shfuqizimin e marrëveshjes, pasi sipas tyre është antikushtetuese dhe precedent i rrezikshëm.
Ndërkohë, sipas padisë, 30 deputetë të opozitës e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Po ashtu, edhe ekspertët vendas dhe të huaj janë shprehur skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128