Apeli i GJKKO i refuzoi lejen për t’u betuar, avokati i Fredi Belerit: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë
29 January 2024, 10:39 / AKTUALITET

Rrëzohet kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për leje për t’u betuar.
Pasi Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën e Fledi Belerit për t’u betuar si krye bashkiak i Himarës, ka folur për mediat avokati i Belerit.
Ai u shpreh se hapi i radhës ishte rekursi në Gjykatën e lartë.
“Po bëhen shkelje antikushtetuese. Po dhunon të drejtën e zgjedhjeve. Ligji është i qartë, duhet bërë betimi dhe kjo nuk u bë. Ne do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Është një element me frymën fashiste.
Arsyetimi nuk na u dha. Që herën e kaluare gjyqtarja na paralajmëroi në fakt, gati e tha vendimin, ndaj bëmë kërkesën për ta përjashtuar”, u shpreh avokati i Belerit.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Nga Adri Nurellari
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
