
Mbajti të burgosur nënën, gruan dhe fëmijët e mitur, gjykata jep masën e sigurisë për Jetnor Zhabollin

Gjykata lë nën arrest Jetnor Zhabolin i cili burgosi nënën, gruan dhe fëmijët e tij të mitur në shtëpi.
Jetnor Zhaboli në profesion ekonomoist, kishte vendosur kamera për t’i monituoruar nëse dilnin jashtë apo jo.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kryefamiljari Jetnor Zhaboli, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person. Prej fillimit te marrëdhënies ka qene xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë.
Kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë. Kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pa kontrolluara.
Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.
Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe mbesën.
Në dëshminë e re të gruas së Zhabolit, dalin në pah detaje të reja: Dhuna ishte e përsëritur. Veç “burgosjes në shtëpi” prej disa muajsh nën monitorimin e dhjetëra kamerave, 35-vjeçari ushtronte sulme fizike pa arsye.
Rasti më i fundit ishte dy ditë para arrestit duke e goditur gruan fort në krahë, aq sa shenjat e dhunës janë të dukshme në trupin e saj, me hematoma të ndryshme.
Veprimet e Jetnorit arrinin në ekstremitet, duke terrorizuar familjen me sjellje të pakontrolluara. Netët ktheheshin në horror, pasi ai fikte energjinë elektrike dhe i zgjonte nga gjumi me drejtimin e elektrikut të dorës në fytyrat e tyre.
Mungesa e lirisë, presioni i pandërprerë nga Jetnor Zhaboli kishin çuar në mendjen e bashkëshortes së tij idenë për të kryer vetëvrasje.
Policia gjeti në banesë dy letra që gruaja u kishte shkruar familjarëve të saj ‘Po iki sepse kjo nuk është jetë”. Arresti i një dite më parë e shpëtoi nga tmerri brenda shtëpisë, teksa rasti po ndiqet nga shërbimet sociale.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128