Lajme flash

EMRI/ Ndodhet në burgun e Fierit për plagosje, Italia kërkon ekstradimin e 36-vjeçarit për trafik droge

29 Janar 2024, 09:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Ndodhet në burgun e Fierit për plagosje, Italia kërkon

Interpol Roma kërkon ekstradimin e 36-vjeçarit nga Vlora, Armand Lushaj (Jazaj), pasi është dënuar nga autoritetet italiane për trafik të lëndëve narkotike.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në burgun e Fierit, pasi në vitin 2020, në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë, ai ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Xh., të cilin e ka lënë të plagosur. Ndaj Armand Lushaj (Jazaj), Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Por, Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim (pjesa e mbetur e dënimit, 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Policia njofton se u bë arrestimi provizor i tij në burg me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Armand Lushaj (Jazaj) është arrestuar në Greqi në muajin korrik të vitit 2023 dhe është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri.

 

Po ndodh...