Aksidenti me tre të plagosur në Gjirokastër, reagon policia dhe zbardh detajet e reja

29 Janar 2024, 09:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidenti me tre të plagosur në Gjirokastër, reagon policia dhe

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një aksident i rënë raportohet në aksin Gjirokastër-Mashkullorë.

Burime bëjnë me dije se të përfshirë në aksident janë dy mjete, ndërsa tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës.

Personat e plagosur janë një çift të fejuarish që udhëtonin me një mjet tip Benz dhe një burrë me një mjet tip Golf. Ky i fundit ka dëmtime me thyerje, ndërsa çifti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 22:45, në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, automjeti me drejtues shtetasin F. K., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 31 vjeç.

Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, shtetasja A. M., 23 vjeçe. Të tre të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital”, thote policia.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

 

Po ndodh...