Festa e Sulltan Novruzit! Kryegjyshi botëror i bektashinjve uron besimtarët: Lutemi për më shumë paqe dhe mbarësi
22 Mars 2025, 11:48 / AKTUALITET

Haxhi Dede Edmond Ibrahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, në ditën e Sulltan Nevruzit ka uruar mirësi për të gjithë qytetarët, ndërsa ka bërë thirrje që të lutemi për paqe dhe mirësi.
“Ta duam më shumë njërit tjetrin, Të jemi falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat. Të ndjejmë njëri-tjetrin sa më afër. Zoti na do të bashkuar. Kjo jetë është dhënë nga Zoti dhe duhet të kujdesemi për të”, tha ai.
Dita e Nevruzit është një festë e shenjtë për komunitetin bektashi dhe, ndërkohë që shumica e botës e feston më 21 mars, në Shqipëri ajo festohet më 22 mars.
Kjo festë është njohur ndërkombëtarisht nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare e Novruzit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

