
“Flasin shqip. Mendova se do të vdisja”, zbardhet mesazhi i australianit të zhdukur në Valbonë: Jam në një darkë të çuditshme me 5 persona

Zbardhen mesazhet e 28-vjeçarit australian, Cameron Twiss i zhdukur në Valbonë prej 13 tetorit 2024. Fati i të riut nuk dihet edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga momenti kur ai humbi gjurmët në veri të vendit. Në emisionin me “Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti u publikuan mesazhet e fundit të 28-vjeçarit me vëllanë e tij, Stewart.
“Flasin shqip. Mendova se do të vdisja”, ka shkruar Cameron teksa informonte vëllanë e tij për një darkë të çuditshme me 5 persona. Por në një tjetër mesazh më pas, ai thotë se personat në tavolinë, të cilët komunikojnë në gjuhën shqipe, po flasin për çmimet e apartamenteve në New York. “Tani e kuptova që po flisnin për apartamentet në Neë York City dhe nuk kishin ndërmend të më vrisnin mua”, vijon i riu.
Mesazhet e Cameron me vëllanë e tij
Cameron: Kisha një darkë të çudishme me një familje me 5 shqiptarë, me një ushqim të mirë. Të gjithë flisnin shqip. Mund të flisnin anglisht por folën në gjuhën e tyre. Teksa po haja darkë dëgjova një nga ata që thotë: “biznes si zakonisht”, çmimi nuk është i njëjtë, nuk janë çmimet normale, por mund të kompensohet me pak ajër që është i mirë”. Në këtë moment, mendova se do të vdisja.
Mesazhi i vëllait: Flet shqip ti? (Qesh)
Cameron: Tani e kuptova që po flisnin për apartamentet në New York City dhe nuk kishin ndërmend të më vrisnin mua.

Mesazhi i Cameron Twiss me familjarët e tij mban datën 12 tetor 2024, ora 22:49 minuta.
Të nesërmen e 13 tetorit, ai largohet nga Valbona në orën 5 të mëngjesit së bashku me 50 persona të tjerë, të apasionuar pas hiking, por rrugës ndahet nga grupi dhe udhëton në drejtim të Thethit.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128