Foto/ Dalin pamjet jashtë shtëpisë së Vis Martinajt, me rrethim tela gjembi, kamera sigurie e portë të lartë

26 Dhjetor 2022, 10:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto/ Dalin pamjet jashtë shtëpisë së Vis Martinajt, me

Shtëpia e Ervis Martianajt ditën e sotme është rrethuar nga forca të shumta të policisë, RENEA-s dhe FNSH-së. Kontrollet mësohet se kanë ardhur për shkak të hetimeve që po zhvillohen për fatin e Ervis Martinajt. Siç shihet në pamjet banesa e Ervis Martinajt i ngjan më shumë një fortese të sigurisë së lartë. Muri i lartë rrethon qindra metër katror tokë. Tek porta e banesës vihen re kamera të mëdha që në treg kushtojnë një sasi të konsiderueshme parash. Duket se Ervis Martinaj kujdes dhe i ruhej ndonjë ngjarje të mundshme që para se ai të shpallej në kërkim.

Ervis Martinaj që prej muajit Gusht rezulton i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Ende nuk dihet se çfarë po kërkon policia, por dyshohet se RENEA dhe FNSH mund të kenë gjetur prova që lidhen me fatin e Ervis Martinajt.

Sakaq, ditët e fundit policia ka zhvilluar kontrolle edhe ne Elbasan, Vlorë dhe Durrës.

Foto/ Dalin pamjet jashtë shtëpisë së Vis Martinajt, me Foto/ Dalin pamjet jashtë shtëpisë së Vis Martinajt, me 

 

Po ndodh...

ide