FOTO/ Kush është 56-vjeçari që plagosi me thikë vajzën në Durrës

26 Janar 2026, 22:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Kush është 56-vjeçari që plagosi me thikë

Personi që shihni në foto është Mikel Dodaj, 56-vjeçari i dyshuar se mëngjesin e kësaj të hëne ka plagosur me thikë vajzën e tij dhe një koleg të saj në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, Dodaj ka goditur dy personat me mjet prerës në rrugë, duke i lënë të plagosur.

Ata janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas ngjarjes, 56-vjeçari është larguar nga vendngjarja, por është arrestuar disa orë më vonë nga shërbimet e Policisë së Durrësit.

Po ndodh...