Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Kushdo që beson se Evropa mund të mbrohet pa SHBA-në, ëndërron,,,,

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se kushdo që beson se Evropa mund të mbrojë veten pa Shtetet e Bashkuara “po jeton me iluzione”. Deklarata u bë të hënën (26 janar), gjatë një fjalimi para komisionerëve për Sigurinë, Mbrojtjen dhe Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, vetëm pak orë pas takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump.
“SHBA-të kanë nevojë për NATO-n, ashtu si Kanadaja dhe aleatët evropianë kanë nevojë për NATO-n”, theksoi Rutte, duke shtuar se Uashingtoni e konsideron Aleancën një shtyllë kyçe për stabilitetin dhe sigurinë e Atlantikut të Veriut, si edhe për garantimin e sigurisë në rajonin e Arktikut.
Rutte paralajmëroi se, nëse Evropa do të përpiqej të merrte plotësisht në dorë mbrojtjen e saj pa mbështetjen e SHBA-së, shpenzimet për mbrojtjen do të duhej të rriteshin ndjeshëm, duke arritur deri në 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendeve evropiane.
Duke iu referuar luftës në Ukrainë, ai tha se paketa e kredive prej 90 miliardë eurosh e miratuar nga vendet e BE-së “do të sjellë një ndryshim të madh si në sigurinë, ashtu edhe në mirëqenien e Ukrainës”.
Megjithatë, Rutte i bëri thirrje Bashkimit Evropian të tregojë fleksibilitet në përdorimin e këtyre fondeve dhe të shmangë kufizimet e tepruara, veçanërisht sa i përket blerjeve vetëm brenda BE-së. Sipas tij, prioritet duhet të jenë nevojat reale të Ukrainës në fushën e mbrojtjes.
“Evropa po ndërton industrinë e saj të mbrojtjes dhe kjo është thelbësore, por aktualisht nuk mund të sigurojë sasinë e nevojshme të pajisjeve që i duhen Ukrainës për t’u mbrojtur sot”, u shpreh Rutte. Ai shtoi se industria e mbrojtjes e Ukrainës është “shumë e fortë”, por pa furnizimet me armë nga SHBA-të, vendi nuk mund të qëndrojë në vijën e frontit.
Ndërsa bisedimet për një marrëveshje paqeje vijojnë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se mbështetja ushtarake për Ukrainën nuk është ndërprerë, përfshirë edhe përmes iniciativës PURL. Ai kujtoi se për vitin 2026, nevojat ushtarake të Ukrainës nga donatorët ndërkombëtarë vlerësohen në mbi 60 miliardë dollarë, ndërsa iniciativa PURL mbetet një nga mekanizmat kryesorë për mbulimin e këtyre nevojave.
Po ndodh...
Thika që Berisha i nguli Trumpit me “Ramaduron”
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
