Rrëshqitja e dheut në Siçili, evakuohen mbi 1.000 persona nga banesat e tyre

26 Janar 2026, 23:03 / BOTA ALFA PRESS

Rrëshqitja e dheut në Siçili, evakuohen mbi 1.000 persona nga

Më shumë se 1.000 persona janë detyruar të braktisin banesat e tyre pas një rrëshqitjeje të madhe dheu që ndodhi në qytetin Nisemi, në Sicilinë lindore, si pasojë e motit të keq.

Vala e pazakontë e motit ekstrem që goditi ishullin ditët e fundit shkaktoi një rrëshqitje shumë të gjerë dheu, fronti i së cilës shtrihet në një distancë që kalon katër kilometra.

Në qytetin Nisemi, autoritetet kanë shpallur një “zonë të kuqe”, ku ndalohet hyrja, ndërsa drejtuesit e bashkisë nuk përjashtojnë mundësinë që numri i evakuimeve të rritet në orët në vijim.

Disa banesa që ndodhen pranë zonës së rrëshqitjes kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, për shkak të uljes dhe paqëndrueshmërisë së terrenit.

Falë ndërhyrjes dhe mobilizimit në kohë të autoriteteve, nuk raportohet për persona të lënduar.

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, një nga dy rrugët kryesore që lidh qytetin, me rreth 30.000 banorë, me pjesën tjetër të Sicilisë është mbyllur.

Banorët që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre po strehohen përkohësisht në një palestër të mbyllur në Nisemi ose te të afërm dhe miq.

Po ndodh...