UEFA mbledh për “kurs të avancuar” gjyqtarët më të mirë në Europë, ftesë për Rustën dhe Xhajën

26 Janar 2026, 21:13 / SPORT ALFA PRESS

UEFA mbledh për “kurs të avancuar” gjyqtarët më

UEFA do të zhvillojë në Limasol të Qipros në ditët e para të muajit shkurt një seminar special me gjyqtarët më të mirë në Europë dhe mes tyre  nuk mungojnë as emrat e shqiptarëve.

Gjyqtarja e vetme shqiptare e cila i përket kategorisë Elitë, Emanuela Rusta, është  ftuar nga UEFA për të qenë e pranishme në këtë aktivitet që nis më datën 2 shkurt dhe përfundon me datën 5 shkurt.

Ndërkohë, u është bërë ftesë edhe disa prej gjyqtarëve të VAR si dhe disa prej atyre të Kategorisë së Parë. Këtu bie në sy se nuk ka marrë ftesë nga Shqipëria i zakonshmi Ena Jorgji, por Juxhin Xhaja, ne atë që duket tashmë si një kalim stafete mes dy kryesorëve dhe një rol jo më aq qendror në arenën ndërkombëtare të elbasanasit.

Ky është kursi i avancuar i 34-t që organizon UEFA me gjyqtarët kryesorë në kontinent, për të parë përgatitjen e tyre, por edhe për t’i njohur edhe me ndryshimet e vazhdueshme që kanë rregulloret e kësaj kategorie apo edhe për të diskutuar episodet që kanë bërë më tepër bujë në arenën ndërkombëtare.

Po ndodh...