Alibeaj: Fisi i gjyqtares Irena Gjoka ka pritur Berishën në Patos, shihej si dele e zeze se ishte e djathtë

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka asnjë lloj problemi personal me gjyqtaren Irena Gjoka.
Komentet Alibeaj i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se fisi i Irena Gjokës, me mbiemër Maneku, e kanë pritur Sali Berishën në Patos, gjatë kohës së lideri i opozitës së asaj kohe nuk hynte dot në jug të vendit, në vitet 1997-1999.
Po ashtu Alibeaj tha se pas viteve 1997, kur PS kishte kapur sistemin gjyqësor, Irena Gjoka shihej si delja e zezë në Gjykatën e Fierit, pasi sipas tij, ishte e vetmja gjyqtare e djathtë.
“Në 1997, pas 1997, Sali Berisha e kishte shumë të vështirë që të depërtonte në jug. Në 1999 ka qenë në Vlorë, pas revolucionit komunist të 1997-ës. A e dini ju kush e ka pritur në Patos për herë të parë dhe kush kanë qenë flamurtarët e PD-së së Patosit? Fisi Maneku. Dhe Irena, një nga 7 mbiemrat e ka Maneku.
Dhe unë kur kam qenë ministër i Drejtësisë kam pasur një problem me këtë zonjë. Por ama e vërteta është e vërtetë. Nga 1997 dhe më vonë, në Gjykatën e Fierit ishte vetëm një gjyqtare që quhej e djathtë. Ju e dini se ç’ndodhi pas 1997-ës me Petron. Morën edhe sistemin e drejtësisë se kështu ndodh gjithmonë. E vetmja që shihej si dele e zezë ishte Irena Maneku, sepse ishte e djathtë.
Këtë e them për një gjë fare të thjeshtë. Aludimi është se kjo gjyqtare na paska një problem personal me Sali Berishën. Përkundrazi, ajo s’ka problem. Të paktën e shkuara e saj apo e famijes së saj ka qenë djathtas”, tha mes të tjerash Alibeaj.
Po ndodh...
Thika që Berisha i nguli Trumpit me “Ramaduron”
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

