"Vajti dhe u puth me një vrasës!"/ Abilekaj kritika Ramës për vizitën në Izrael: I shpëlau fytyrën Netanyahut!

Analisti Enton Abilekaj, ishte kritik me vizitën e Edi Ramës në Izrael, duke deklaruar se kryeministri "u puth me një vrasës", një referencë ndaj Netanyahut.
Abilekaj tha se nuk duhet ngatërruar marrëdhënia me Izraelin, me marrëdheniet me Netanyahun, një person i akuzuar për krime lufte.
"Marrëdhëniet tona prej vitesh janë shumë të mira me Izraelin. Është vend me influencë ndërkomëbtare të jashtëzakonshme. Por kur ka një politikan që në Izrael nuk e duan, e quajnë kriminel dhe jashtë Izraelit e quajnë kriminel lufte, ne nuk mund ti shplajmë fytyrën. Qëndrimi ndaj Netanyahut nuk duhet të jetë qëndrimi ndaj Izraelit. Si të thuash qëndrimi ndaj Serbisë të jetë si marrëdhënia me Millosheviçin.
Jam kundër kësaj që bëri zoti Rama. Mund të shkojë fjala deri te Trump që të thotë ai bravo i qoftë, por në arenën ndërkombëtare, një kryeministër që përfaqëson një vend musliman, shkon dhe puthet me një vrasës, që e kërkon gjyakta ndërkombëtare penale.
Shumë mirë që kemi ushqyer marrëdhënie të mirë me Izraelin, por me Netanyahun jo, për atë që bëri në Gaza", tha Abilekaj.
Po ndodh...
Thika që Berisha i nguli Trumpit me “Ramaduron”
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



