Foto/ Ky është bashkëpunëtori i Habib Rexhës në vrasjen e Arjan Gosës në Kavajë

Personi në foto është Ervis Kurti, miku dhe bashkëpunëtori i Habib Rexhës, i cili ekzekutoi Arjan Gosën pak ditë më parë në Kavajë.
Mbrëmjen e djeshme u bë i mundur shoqërimi i tij, e më pas arrestimi për veprën “Përkrahja e autorit të krimit”. Ndërkaq, dje, Rexha u vetëdorëzua në Policinë e Kavajës, ndërsa rol kryesor në këtë proces kishte familja e tij.
Në polici Rexha ka deklaruar se shoku i tij nuk kishte dijeni për krimin që ai kishte kryer.
“Isha pranë një kinkaleria bashkë me një shokun tim. Pashë që Arjani ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbe. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjak nxehtësia.Pasi bëra vrasjen u largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim te Kukësit”, ka deklaruar ai.
Hetimet e policisë kanë ngritur dyshime se ai është ndihmuar nga Ervis Kurti.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


