Futet me të kuqe/ Përplasen dy makina te kryqëzimi i ish-sheshit Shqiponja

28 Dhjetor 2025, 09:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Futet me të kuqe/ Përplasen dy makina te kryqëzimi i ish-sheshit

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele, te ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një kalim i gabuar i njërit nga mjetet, i cili është futur gabim në kryqëzim duke shkelur semaforin.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale, ndërsa rasti ka shkaktuar panik te kalimtarët e rastit.

Si pasojë e aksidentit, është rënduar trafiku në këtë zonë. Policia ndodhet në vendngjarje.

Po ndodh...