Tre ditë pa ujë/ Rëndohet situata në Vlorë, spitali furnizohet me autobotët e zjarrfikësve

28 Dhjetor 2025, 10:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tre ditë pa ujë/ Rëndohet situata në Vlorë, spitali

Prej tre ditësh, qyteti i Vlorës vijon të jetë pa ujë si pasojë e një defekti të shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit të ujit.

Situata më problematike raportohet të jetë në spitalin e qytetit, ku thuhet se pacientët po furnizohen me ujë nga autobotet e zjarrfikësve.

Sipas informacioneve, një ndërhyrje e kryer dy ditë më parë për të rregulluar një problem të vogël teknik ka përfunduar në një avari edhe më të rëndë, pasi tubacioni ka shpërthyer gjatë punimeve, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksionit sistemin e furnizimit.

Nuk dihet ende se sa mund të zgjasë kjo situatë, ndërkohë sipas raportimeve në media qyteti mund të mbetet pa ujë edhe për disa ditë të tjera.

Po ndodh...