Problematika gjatë procesit zgjedhor në Kosovë/ Ndërpritet energjia elektrike në disa qendra votimi

Janë regjistruar problematikat e para gjatë procesit zgjedhor në Kosovë, këtë të diel.
Anëtari i PDK-së, Arianit Elshani, ka deklaruar se disa qendra votimi po vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike, ç’ka sipas tij rrezikon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Elshani thekson se çdo vendvotim është i pajisur me kamera dhe se votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen pa energji elektrike, duke theksuar nevojën për veprime të menjëhershme për të shmangur ndërprerje të procesit zgjedhor.
“Qendrat e votimit po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. Është urgjente marrja e veprimeve nga të gjithë ata që janë kompetentë: KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministria e Ekonomisë. Çdo vendvotim është i pajisur me kamera; votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen në terr”,- është shprehur ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
