Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Pjesëmarrja deri në orën 11:00, pak mbi 7%

28 Dhjetor 2025, 12:48 / KOSOVA ALFA PRESS

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Pjesëmarrja deri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00 ishte pak mbi 7%.

Komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Ranillugu, ku kanë votuar mbi 16% e qytetarëve, ndërsa më e ulëta regjistrohet në Leposaviq – vetëm 0.08%.

Në kryeqytetin Prishtinë, deri më tani, votuan pak mbi 10% e qytetarëve.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e votuesve në këto zgjedhje përmban rreth 2.076.290 votues të regjistruar. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë është 1.999.205 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues.

Po ndodh...