Çfarë kërkon Zelensky në takimin e Floridës? Trump: Asgjë nuk miratohet pa mua

28 Dhjetor 2025, 13:40 / BOTA ALFA PRESS

Çfarë kërkon Zelensky në takimin e Floridës? Trump:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të takohet sot në Florida me presidentin amerikan Donald Trump, në një përpjekje kyçe për të forcuar pozicionin e Kievit dhe për të siguruar mbështetjen e SHBA-së për versionin e fundit të planit të paqes që synon t’i japë fund luftës gati katërvjeçare me Rusinë.

Zelensky po udhëton drejt Shteteve të Bashkuara me propozime të reja, veçanërisht mbi çështjen e ndjeshme të pretendimeve territoriale. Megjithatë, Donald Trump theksoi për Politico se “nuk do të ketë asgjë derisa unë ta miratoj”, duke lënë të kuptohet se çdo marrëveshje do të varet nga vendimi i tij përfundimtar.

Pavarësisht rezervave, Trump u shfaq optimist, duke deklaruar se beson se takimi “do të shkojë mirë” dhe se pret bashkëpunim edhe me presidentin rus Vladimir Putin, të cilin synon ta takojë “së shpejti”.

Nga ana e tij, Zelensky shprehu shpresë se takimi do të ishte “shumë konstruktiv”, gjatë një ndalese të shkurtër në Kanada, ku u takua me udhëheqës evropianë. Sipas kancelarit gjerman Friedrich Merz, partnerët evropianë i garantuan presidentit ukrainas “mbështetje të plotë”. Ndërkohë, kryeministri kanadez Mark Carney njoftoi ndihmë të re financiare për Ukrainën në vlerë prej 2.5 miliardë dollarësh kanadezë.

Po ndodh...