Tensione në qendrën e votimit në Gjilan/ Babë e bir përleshen me komisionerët

Tensione janë regjistruar, gjatë procesit zgjedhor në Kosovë këtë të diel, në një nga qendrat e votimit në Zhegër të Gjilanit.
Sipas raportimeve, babë e bir kanë shkuar për të votuar dhe komisionerët nuk kanë lejuar që djali të asistojë babanë pa pasur raport mjekësor.
Si rezultat palët janë përplasur verbalisht mes tyre, ndërsa është njoftuar edhe Policia.
Mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës u janë drejtuar mëngjesin e sotëm kutive të votimit, për herë të dytë brenda vitit, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
Në total, 2.076.290 persona janë të regjistruar si votues në këto zgjedhje, ndërsa 1.999.205 janë brenda vendit dhe 77.085 janë të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës. KQZ ka hapur 948 qendra votimi në Kosovë dhe pikat e votimit jashtë vendit për të siguruar që çdo qytetar të ketë mundësinë të marrë pjesë në procesin zgjedhor.
Për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë certifikuar gjithsej 24 subjekte politike, duke përfshirë parti, koalicione dhe kandidatë të pavarur.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
