“Shpresoj që rezultati të na sjellë qeverinë e re”- Mesazhi i Vjosa Osmanit: Partitë politike të gjejnë rrugën për të ecur përpara…

28 Dhjetor 2025, 13:15 / KOSOVA ALFA PRESS

“Shpresoj që rezultati të na sjellë qeverinë e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pasi shprehu vullnetin e saj në zgjedhjet e pjesshme parlamentare tha një mesazh për qytetarët, por edhe për partitë politike.

Në një prononcim për mediat, Osmani shprehu besimin se rezultati i zgjedhjeve të çojë në krijimin e parlamentit dhe të qeverisë.

“Uroj që sot republika jonë të ketë zgjedhje të qeta dhe demokratike, zgjedhje me pjesëmarrje masive të qytetarëve. Zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm demokratik ku vendimmarrja kthehet tek qytetarët tanë. Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijimin të parlamentit dhe qeverisë së Kosovës. Dua të falenderoj institucionet që ky proce3s të jetë sa më i rregullt”, tha Osmani.

Një mesazh e kishte edhe për klasën politike: “Ky ka qenë mesazh im gjatë gjithë kohës. Jam e bindur që partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara për të patur institucione funksionale dhe me legjitimitet të plotë”

Po ndodh...