KQZ publikon shifrat/ Sa ishte pjesëmarrja e votuesve në Kosovë në orët e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka raportuar një pjesëmarrje prej 2.61% në zgjedhjet e Kosovës, deri në orën 09:00 të mëngjesit.
Qytetarët do të kenë mundësi të votojnë deri në orën 19:00, dhe është e pritur që pjesëmarrja të rritet në orët e pasdites, pasi zakonisht fluksi i votuesve rritet në këtë periudhë.
Në total, 2.076.290 persona janë të regjistruar si votues në këto zgjedhje, ndërsa 1.999.205 janë brenda vendit dhe 77.085 janë të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës. KQZ ka hapur 948 qendra votimi në Kosovë dhe pikat e votimit jashtë vendit për të siguruar që çdo qytetar të ketë mundësinë të marrë pjesë në procesin zgjedhor.
Për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë certifikuar gjithsej 24 subjekte politike, duke përfshirë parti, koalicione dhe kandidatë të pavarur.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
