Superliga rikthehet në janar, zbulohet kalendari i tre javëve të para
28 Dhjetor 2025, 12:16 / SPORT

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike kalendarin e ndeshjeve të Superiores për javët e 19-të, 20-të dhe 21-të.
Dhjetë skuadrat do të rikthehen në fushë më 14 dhe 15 janar 2026, duke shënuar rifillimin e kampionatit pas pushimeve dimërore.
Kjo periudhë pushimi do t’u mundësojë ekipeve të përgatiten optimalisht për pjesën e mbetur të sezonit.
Java e 19-të do të nisë me përballje si Bylis-Tirana dhe Vllaznia-Egnatia më 14 janar, ndërsa Partizani-Vora dhe Teuta-Dinamo luhen më 15 janar.
Më pas, kampionati do të vijojë me ndeshjet e javës së 20-të më 24-25 janar dhe javës së 21-të më 31 janar – 1 shkurt, duke ofruar një kalendar të ngjeshur për tifozët.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
