Mateo Retegui, ëndërron River Platen

Shumë pak kohë i është dashur Mateo Reteguit të tregojë vlerat në Arabinë Saudite.
Italiani aktivizohet për Al-Qadisiya, ekip me të cilin deri më tani numëron 8 gola në 12 sfida.
Mirëpo 26 vjeçari asnjëherë nuk e ka shmangur vëmëndjen nga e ardhmja dhe në orët e fundit ka deklaruar ëndërren e tij.
Golashënuesi dëshiron të provojë veten tek River Plate, një ekip shumë i rëndësishëm në Amerikën e Jugut.
Në sezonin 2024-2025 lojtari nga San Fernando i Buenos Airesit u konsiderua golashënuesi më i mirë në Serinë A dhe ndër më të spikatuit në Europë.
Kalimi në Arabinë Saudite ishte vijimi i të njëjtës histori dhe shumë shpejt u shëndërrua në referent në 11-shen e Brendan Rodgers.
Të qënit pjesë e ‘’ Los Millonarios ‘’ është një tundim për Mateo Reteguin i cili shpreson që në një moment të karrierës ta arrijë këtë objektiv.
Në aspektin ekonomik sigurisht për kryeqytetasit thekson një vështirësi më vete por dëshira e tij thuhet se do të ndikojë për tu transferuar në të famshmin ‘’ El Monumental ‘’.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
