Zjarri në parkun e autobusëve në Durrës, policia jep detaje: U dogjën 8 autobusë. Flakët u shkaktuan nga…

28 Dhjetor 2025, 13:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri në parkun e autobusëve në Durrës, policia jep detaje:

Policia e Durrësit ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku si pasojë e një zjarri të rënë në parkun e autobusëve u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, duke e klasifikuar ngjarjen si aksidentale.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me zjarrin në parkun e autobusëve, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve”, njoftojnë blutë.

Po ndodh...