Vijon procesi i votimit në Kosovë/ KQZ: Rezultatet e para do publikohen para orës 20:00

Vijon normalisht procesi i votimit në Kosovë, ku mbi 2 milionë qytetarë u janë drejtuar qendrave të votimit, për të dytën herë brenda vitit, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur sipas planit.
Në konferencën e parë për media, ai tha se materiali zgjedhor, përfshirë fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha vendvotimet.
“Materialin zgjedhor është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e vendvotimit. Procesi i votimit ka nisur me kohë në të gjitha qendra, 2614 vendvotime, prej te cilave 914 janë qendra kryesore, 38 qendra (nga një për çdo komunë) për të mundësuar votimin me kusht”, tha ai.
Elezi u bëri thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Ai shtoi se KQZ-ja do të nisë në mbrëmje publikimin e rezultateve preliminare, para orës 20:00.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
