
Gjendet vrasësi i efektivit?! RENEA-t bastisin banesën në fshatin e Fierit, çfarë po ndodh?

Teksa kanë kaluar dy ditë nga vrasja e efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj, autori i krimit Azgan Mërnica vijon të jetë në arrati.
Forcat RENEA vijojnë kontrollet, të cilat raportohet se momentalisht janë përqëndruar në fshatrat afër vendit ku Azgan Mërnica ka braktisur makinën pasi kreu dhe vrasjen. RENEA ka kontrolluar një banesë në fshatin Hoxhare e vjetër, por pa rezultat, teksa operacioni vijon në fshatrat Apolloni, Radostinë, Sulaj, në një rreze prej 5 km në vijë ajrore nga vendi ku autori ka braktisur makinën pas vrasjes së efektivit.
Nga ana tjetër, mësohet se 23-vjeçari ka pasur me vete 2 telefona, njërin që e ka lënë atë në makinë dhe njërin që e ka hedhur në një tokë bujqësore. Të dy telefonat janë gjetur nga policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 13 majit 2024, ku Mërncia ka qëlluar me plumb në kokë efektivin që po shkonte të merrte shërbimin, pas një konflikti mes tyre se kush do kalonte i pari rrugën me makinë.

ide

Politika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un


Pas Veliajt, a do të vijë radha e Edi Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128