Gjesti human nga shqiptarët/ Mësuese Ina do të kthehet në shtëpi! Mblidhet dyfishi i shumës për ta sjellë me charter në Vlorë

26 Shkurt 2024, 15:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjesti human nga shqiptarët/ Mësuese Ina do të kthehet në

Shqiptarët janë bërë bashkë për të siguruar paratë e nevojshme për mësuese Ina Kasimati, e cila është duke u përballur me një sëmundje të rëndë në një spital në Francë.

Ajo kishte nevojë që të kthehej në vendlindjen e saj në Vlorë, me një avion charter, pasi i duhet të qëndrojë e lidhur me aparaturat, që mundësojnë qëndrimin e saj në jetë.

Mirëpo për të kryer fluturimin duheshin 17 mijë euro, por kjo shumë është dyfishuar brenda 24 orëve. Në njoftimin ku kërkohet ndihma thuhet se paratë që do të mblidhen përtej shumës së 17 mijë eurove, do të shkojnë për nevojat shëndetësore që ajo do të ketë në Shqipëri, si dhe për të ardhmen e djalit të saj të mitur.

Postimi i Kasimatit:

Unë jam Ina Kasimati, shumë më njohin si zysha, disa të tjerë si aktiviste, shumë të tjerë, si njeriun që po lufton fort për jetën. Prej dy javësh jam e shtruar në spitalin onkologjik të Strasburgut, Francë, ku po mbahem me tuba e sondë dhe kthimi në Shqipëri nuk mund të bëhet me avion, por vetëm me çarter mjeksor, pasi nuk mund të shkëputem nga aparaturat.

Ky çarter ka një kosto prej 17.000 euorsh (shtatëmbëdhjetë mijë euro).

Tash pas 2 vitesh kam nevojën tuaj, miqtë e mikeshat e mia, të njohur e të panjohur. Sëmundja e përbindshme në mua ka përparuar, aq sa metastazat kanë bërë dëmtimet e tyre. Besimi im më i fortë gjatë gjithë këtyre viteve ka qënë tek Zoti, dhe tek ju miqtë e mi, të njohur e të panjohur, të cilët para dy vitesh më dhatë mundësinë të kisha shpresë e të luftoja më shumë.

Kërkoj të kthehem në Atdhe, në Vlorën time, dhe kjo dëshirë e imja, u përkrah edhe nga mjeket, të cilët më deklaruan se ilaçi më i mirë për mua është familja ime. Mendja, shpirti im janë optimistë, sepse unë dua të jetoj, unë e dua jetën!

Unë kam besim tek fuqia e solidaritetit tuaj, që së bashku me birin tim, Amantin, i cili ka qënë forca ime më e madhe e çdo dite, të vijmë në Shqipëri të sigurt. Dhe ky kthim duhet të bëhet brënda 10 ditëve. Prandaj ju kërkoj me përulje, mirënjohje edhe njëherë të më ndihmoni të vij në Shqipërinë time.

 

Po ndodh...