Lajme flash

Nuk ka kthim prapa për Mario Përlleshajn, Gjykata refuzon ndryshimin e masës

4 Prill 2025, 11:01 / AKTUALITET ALFA PRESS
Nuk ka kthim prapa për Mario Përlleshajn, Gjykata refuzon ndryshimin e

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshaj për masën e sigurisë arrest me burg.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim – i mituri në konflikt me ligjin M. P., kundër vendimit nr. 30-2024-9430/2949, datë 17.12.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”

15-vjeçari Përlleshaj që mbahet në Institutin e të Miturve në Kavajë kërkonte një masë më të butë sigurie.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës kaloi dosjen në ngarkim të tij për gjykim teksa i refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar që në rast se shpallet fajtor do i ulte 1/3 e masës së dënimit.

Po ndodh...