Gjykata e Tiranës pranon ekstradimin e Dritan Goxhajt

19 Shtator 2023, 14:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata e Tiranës pranon ekstradimin e Dritan Goxhajt

Gjykata e Tiranës ka pranuar ekstradimin për ish-luftëtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj.

Në kohën që zhvillohej seanca, mbështetës të Goxhajt ishin mbledhur para Gjykatës së Tiranës me pankarta ku kërkohej lirimi i tij.

Që nga arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK vazhdimisht ka pasur protesta në mbështetje të tij.

Sipas avokatit Ardian Vishaj, kjo është një çështje me natyrë politike.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. 

Ish-luftëtari i UÇK-së akuzohet  se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Goxhaj dyshohet se akuzohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Po ndodh...