Hapet përfundimisht tuneli i Skërficës, Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt

2 Korrik 2022, 15:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hapet përfundimisht tuneli i Skërficës, Tiranë-Sarandë

Sot u hap përfundimisht rruga Kardhiq-Delvinë! Në ceremoninë e inagurimit ishte kryeministri Edi Rama, nuk munguan edhe as ministrja Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro. Të pranishëm ishin edhe deputetja Anila Denaj si dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Ndërtimi i këtij aksi u prit prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën. 

Ministrja e Enerrgjisë tha se "vepra nisi në 2008 me tre lote të mbetura rrugëve, të cilat u përfunduan në 2018, pas 10 vitesh nga koha kur ishin hapur gjatë qeverisë së PD."

"Në 2018 kemi nisur lotet e tjera, 4,5 dhe 6, të dorëzuar në 2021 dhe loti i 7, tuneli i Skërficës, 1.3 km dhe me portalet hyrëse 1.3 të tjera, pra 2.6 km në total i kësaj vepre. E kemi nisur në gusht 2020 për ta përfunduar në 31 gusht 2022 dhe siç kemi premtuar ditën e hapjes, e kemi përfunduar 2 muaj më parë.

Hapet përfundimisht tuneli i Skërficës, Tiranë-Sarandë

Rëndësinë e kemi thënë shpesh herë, është një nga pjesët më të rëndësishme që do të lidhë Gjirokastrën me Sarandën por edhe Tepelenën. Ashtu siç e themi shpesh herë me Tërmetin që u bë Gjirokastra dhe Tepelena me det", tha Balluku.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se rruga Sarandë-Gjirokastër bëhet për vetëm 40 minuta dhe me këtë vepër, shtëpitë Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena janë me pamje nga deti.

Është revolucion sa i përket hartës turistike. Itinerari ka qenë vetëm me një kah, Gjirokastër ose Sarandë. Nga Saranda edhe për shkak të trafikut, janë vetëm 20 minuta deri në fund të tunelit. Sarandë-Gjirokastër 35-40 minuta. Harta turistike nuk është vetëm më detare. Jemi ofertë që lidh malin me detin. Kemi turizmin gjithëvjetor. Kanë filluar kërkesa për të blerë shtëpi në Gjirokastër me destinacion Sarandën.

Interesi është në rritje, ne shohim flukset që vijnë nga portet, nëse deri vjet rrinin 1-2 ditë, tani rrinë 1 javë. Ka një ofertë më të madhe që e kapin në harkun e gjysmë ore. Po të keni parasysh lidhjen e Përmetit me Erseken dhe Korçën, lidhin detin me malësinë e Korçës. Po të shtojmë dhe dy investimet që janë bërë me Tepelenën dhe Vlorën dhe Himarën, praktikisht shtëpitë në Tepelenë, Gjirokastër e Përmet janë me pamje nga deti”, tha Kumbaro.

Ndërkohë më 9 korrik hapet përfundimisht dhe by-pass i Vlorës.

 

Po ndodh...