Arsenal dhe Manchester United duel për Lisandro Martinez

Në Premier League nuk kanë të pushuar supersfidat në lidhje me merkaton.
Tre vitet e sukseshme të Lisandro Martinezit në Amsterdam kanë bindur Manchester United dhe Arsenalin për të tentuar argjentinasin.
Kjo sfidë do të jetë shumë e vështirë sepse si ‘’ The Red Devilsat ‘’ ashtu edhe ‘’ Topchinjtë ‘’ janë ekipe tejet të famshëm por momentalisht të avantazhuar mbeten 20 herë kampionët e Premier Leagues.
24 vjeçari e ka deklaruar në disa raste se mendon të largohet nga “ Johan Cruyff Arena “ dhe kryeqytetasit e kanë bërë të tyren duke përcaktuar 50 milionë euro për Lisandro Martinezin.
Në të kaluarën , drejtuesit e Ajaxit e refuzuan ofertën prej 40 milionë eurosh të ‘’ The Gunnersave ‘’ plus 5 bonus për yllin e prapavijës .
Ndërsa Manchester United është në një pozitë ndryshe për arsye se mund të shfrytëzojë influencën e Erik Ten Hag për një lojtar shumë cilësor i cili numëron tre vite të suksesshme në Eredivisie.
Edhe pse avantazhi konsiderohet tejet minimal, gjithsesi kjo histori sapo ka filluar dhe gjatë rrugës mund të ndodhin të papritura por e sigurta është se të qënit i pretenduar nga Manchester United dhe Arsenali nënkupton një sukses më vete në karrierë.
Gjigandët e Anglisë do ta fillojnë sezonin vijues me shpresa të rinovuara me qëllimin e rikthimit tek suksesi që mungon prej disa vitesh dhe ti harrojnë sa më shpejt disfatat e kohëve të fundit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

