‘Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”/ Eksperti i kriminalistikës: Deklarata e kryeministrit, skandaloze

31 Mars 2023, 18:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

‘Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”/ Eksperti i

Artan Rexhepi, ekspert kriminalistike thotë se pushtetarët në vendin tonë duhet të jenë më të kontrolluar në deklaratat e tyre.

Në një intervistë për Panorama TV, ai iu referua deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama pak kohë më parë i cili tha se kriminelët “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

“Të hanë kokat e tyre, nuk jemi në kohën e Teksasit, Ndoshta dhe po veprohet ashtu, Nuk e pranoj dot që kreu i qeverisë që më drejton mua të thotë kokat e veta, Nëse thotë ashtu armatosi të gjithë qytetarët, kuptohet me leje dhe licencë. Por nuk do kthehemi në Teksa kur dilnin kaubojsit në rrugë dhe kush ishte më i shpejtë nxirrte pistoletën. Pushtetarët duhet të jenë të kontrolluar.

Për mua është skandaloze ngado ta kthesh. Më tepër është mosveprimi se shprehja. Një nëpunës i thjeshtë nëse shikon shefin e tij që ruan parcelat e hashashit mos prit që ai të ketë zell për të luftuar krimin. Duhet vepruar fort ndaj krimit. Të paktën të mos jetë në rrugë. Ka dalë shumë hapur”, tha Rexhepi.

Ai u shpreh se largimet e qytetarëve sot për sot janë masive, duke theksuar se siguria arrihet vetëm në disa momente kur krimi vendos të flejë.

“Vjen një ministër dhe një orientohet nga linja franceze, tjetri nga linja amerikane. Ligji duhet të veprojë.

Largimet e qytetarëve janë masive. Siguria nëse arrihet në disa momente, arrihet vetëm sepse krimi fle. Puna është se në praktikat perëndimore kur krimi del në rrugë, reagon shum fort shteti. Shkon deri në limitet e shkeljes së ligjit. Të terrorizon nëse i kthehesh në problem për qytetarët në vet. Duhet t’i tregojmë vendin. Të rrijë atje ku ka vendin” tha ai.

 

ide