Hodaj: Për vrasje e Reçit u përdor armë e kalibrit shumë të vogël, u gjet një predhë

Dalin detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi mbrëmjen e djeshme në rrugën e Elbasanit.
Në stduion e “Opinion”, Drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, Ervin Hodaj deklaoi se ngjarja ka vështirësi në zbardhjen në kohë të shkurtër për faktin se ajo është kryer në orët e vona, nuk ka pas dëshmitar.
Hodaj tha gjithashtu se janë marrë të gjithë kamerat e sigurisë dhe kjo është një mundësi për të zbuluar ndonjë provë. Ndërkohë ai shtoi më tej se edhe armë që është përdorur në krim nuk është e kalibrit të zakonshëm, por e një kalibrit 5.56mm.
Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një predhë e cila do të ekzaminohet.
Nga ana tjetër, 13 vite më parë Edmont Reçi me nipin e tij është rrahur nga katër persona të cilët ende nuk janë konfirmuar se kush janë.
Shkak i rrahjes ka qenë një pronë, dhe kjo dyshohet se është edhe një nga pistat kryesore të hetimit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


