Humb jetën papritur biznesmeni i njohur, reagon edhe Rama: Nuk më besohet, dje...

12 Janar 2024, 13:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Humb jetën papritur biznesmeni i njohur, reagon edhe Rama: Nuk më
Dritan Mezini, një sipërmarrës i ri, që më së shumti u njoh me website që krijoi për të hapur më shumë mundësi për profesionistët me duapunë.com, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, njoftojnë miqtë e shokët e tij që kanë mbushur rrjetet sociale me njoftimin tragjik.

Një specialist IT dhe drejtor ekzekutiv i DM Consulting Services ndërroi jetë nga një atak i beftë kardiak.

Ishte një njeri sportiv, e fillonte ditën në kodrat e liqenit artificial me aktivitet fizik të jashtëzakonshëm dhe është e pabesueshme për të gjithë sesi ka ndodhur kjo vdekje e beftë dhe e papritur, ndërkohë që nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Ishte sipërmarrës, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës ‘’duapune.com’’.

Një dashamirës dhe promovues i madh i sportit në vendin tonë duke përmendur këtu sportin e atletikës, notit, skive, futbollit dhe triathlonën.

Dha kontributin e tij modest për një shoqëri krijuese, ku sipërmarrja, Inovacioni, dhe biznesi social të përfaqësohej sa më mirë dhe sa më denjësisht nga të rinjtë për të dhënë rezultatet e pritshme.

Me një përvojë të pasur mbi 25 vjet, Z. Dritan Mezini solli ekspertizë të zëshme në fushën e transformimit dixhital, burimeve njerëzore dhe të menaxhimit të projekteve.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje të papritur ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një mesazhi, Rama thekson se nuk e beson dot ndarjen nga jeta të Mezinit, i cili dje pasdite ishte ulur në një të njëjtën tryezën me të në Këshillin Ekonomik Kombëtar.

Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës.
Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe!”
, shkruan Rama.

 

Po ndodh...

ide