I dënuar më parë, me kallashnikov në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Elbasan

13 Prill 2024, 10:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dënuar më parë, me kallashnikov në banesë, arrestohet
Një 48-vjeçar me inicialet K. R., është arrestuar në flagrancë në Elbasan për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Mësohet se ai ishte i dënuar dhe më parë për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Recidivist”, kundër armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan, është rezultat i ndjekjes me metoda proaktive, të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore. Mbante në banesë, armë zjarri kallashnikov, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri.

Ky informacion është ndjekur proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit dhe si rezultat është finalizuar operacioni policor “Recidivist”. Në kuadër të këtij operacioni, në banesën e shtetasit K. R., në lagjen “Skënderbej”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi K. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.